Konventat Rajonale për Shëndetin në Shkolla: Një Hap Drejt Mirëqenies së Nxënësve

Në kuadër të projektit “Shkollat Për Shëndetin”, u zhvilluan katër Konventa Rajonale, të cilat përfshinë përfaqësues nga institucionet vendore, sektori i arsimit dhe ai i shëndetësisë, drejtues shkollash, mësues dhe nxënës shkollash. Në të gjitha këto takime, ekspertët e Consulvia në fushën e Arsimit Parauniversitar dhe Shëndetit Publik ishin të pranishëm, duke ofruar mbështetje teknike, orientim profesional dhe facilitim të diskutimeve ndërinstitucionale.

Këto konventa shërbyen për të reflektuar mbi zbatimin e planeve për promovimin e sjelljeve të shëndetshme në shkolla, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të adresuar sfidat që lidhen me promovimin e sjelljeve të shëndetshme në shkolla.

📌 Qëllimi i workshop-eve rajonale:
• Të forcojnë koordinimin ndërmjet institucioneve arsimore, shëndetësore dhe pushtetit vendor
• Të mbështesin shkollat në zbatimin e planeve të përmirësimit për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve
• Të krijojnë hapësira për shkëmbim përvojash dhe mësim të ndërsjellë

💡 Temat kryesore të trajtuara:
• Progresi në zbatimin e planeve vjetore të përmirësimit
• Praktikat më të mira nga shkollat dhe bashkitë
• Sfidat në terren dhe nevojat për mbështetje të mëtejshme
• Roli i strukturave vendore në promovimin e shëndetit në shkolla

🎤 Një element i përbashkët në të katër konventat ishte prezantimi i përvojave konkrete nga shkollat, të cilat ndanë iniciativa që lidhen me:
• ushqyerjen e shëndetshme
• aktivitetin fizik
• mirëqenien psiko-sociale të nxënësve

📌 Konventa Rajonale e parë- Qarku Berat – Angazhim ndërinstitucional:
• Bashkitë: Berat, Dimal, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan.

📌 Konventa Rajonale e dytë- Qarku Kukës – Angazhim ndërinstitucional:
• Bashkitë: Kukës, Has, Tropojë dhe Lezhë.

📌 Konventa Rajonale e tretë- Qarku Elbasan – Angazhim ndërinstitucional:
• Bashkitë: Elbasan, Librazhd, Peqin, Cërrik, Belsh, Përrenjas dhe Gramsh.

📌 Konventa Rajonale e katërt- Qarku Korçë – Angazhim ndërinstitucional:
• Bashkitë: Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë dhe Devoll.

🎯 Rezultatet e përgjithshme të katër konventave:
• Rritje e dukshme e aktiviteteve që promovojnë sjellje të shëndetshme në shkolla
• Forcim i bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel vendor dhe rajonal
• Rritje e angazhimit të shkollave dhe komunitetit në nisma për mirëqenien e nxënësve
• Konsolidim i rolit të strukturave mbështetëse dhe aktorëve lokalë

Ky cikël workshopesh krijoi një bazë të qëndrueshme për vijimin e iniciativave në të ardhmen, duke vendosur në qendër bashkëpunimin dhe mirëqenien e nxënësve si prioritet të përbashkët.

📎 Sources
Scroll to Top