🎓✨ Consulvia realizoi me sukses trajnimin: “Si Inteligjenca Artificiale po transformon universitetet dhe eksperiencën e studentëve”
Një sesion interaktiv që mblodhi së bashku përfaqësues nga universitete, ekspertë dhe profesionistë të fushës për të diskutuar mbi rolin gjithnjë në rritje të Inteligjencës Artificiale në arsimin e lartë.
💡 Gjatë trajnimit u trajtuan:
▪️ Konceptet bazë të Inteligjencës Artificiale
▪️ E ardhmja e universiteteve në epokën e Inteligjencës Artificiale
▪️ Përfitimet dhe sfidat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në universitete
▪️ Shembuj praktikë të aplikimit të Inteligjencës Artificiale në institucionet e arsimit të lartë
👥 Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me raste konkrete dhe zgjidhje inovative për transformimin digjital të institucioneve të tyre.
💬 Trajnimi u mbyll me një diskutim të hapur mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin e universiteteve, ku u ndanë ide, sfida dhe mundësi për të ardhmen.
🙏 Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre!





