🌟 Çdo fëmijë meriton të rritet i shëndetshëm, i sigurt dhe i gatshëm për të mësuar! 🌟
Prandaj, çdo shkollë duhet të bëhet një Shkollë që Promovon Sjelljet e Shëndetshme.
🟢 Sot zhvilluam një tryezë ekspertësh me profesionistë të arsimit, shëndetit publik dhe shërbimeve sociale, për rishikimin e Planeve të Përmirësimit që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve.
📌 Planet e Përmirësimit sigurojnë:
✅ Sjellje të shëndetshme – nxënës më të lumtur, më të shëndetshëm dhe me rezultate më të mira
✅ Bashkëpunim ndërinstitucional – koordinim mes institucioneve lokale (ZVAP, NJVKSH, Bashki)
✅ Mjedise mbështetëse dhe të sigurta për nxënësit
💬 Në tryezë diskutuam:
- Çfarë funksionon mirë dhe çfarë mund të përmirësohet
- Idetë dhe elementët e rinj për të pasuruar planet
- Sfida reale që përballen shkollat në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies
🌱 Projekti Shkollat për Shëndetin tregon sesi integrimi strategjik i planeve krijon shkolla dhe komunitete më të forta, duke i dhënë nxënësve mundësinë të zhvillojnë maksimalisht potencialin e tyre.

