Ekspertët e Consulvia në fushën e Arsimit Parauniversitar dhe Shëndetit Publik morën pjesë në një workshop 2-ditor në kuadër të projektit “Shkollat për Shëndetin”, duke kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Planeve të Përmirësimit të Veprimtarive Vjetore që Kontribuojnë në Shëndetin e Nxënësve për vitin akademik 2025–2026.
🔹 Workshop 1 – Hartimi i Planeve
📆 Dhjetor 2025 – Mars 2026
📍 Për bashkitë: Cërrik, Belsh, Gramsh, Përrenjas, Devoll, Skrapar, Poliçan, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Tropojë, Kurbin dhe Shkodër.
Workshop-i synoi të mbështesë aktorët lokalë në procesin e hartimit të planeve, përmes identifikimit të nevojave prioritare dhe dakordësimit të një plani të përbashkët veprimi për promovimin e shëndetit në shkolla.
🔹 Workshop 2 – Zbatimi dhe Monitorimi i Planeve
📆 Viti akademik 2025–2026
📍 Për 13 bashkitë që kanë përfunduar hartimin e planeve gjatë vitit 2024–2025: Cërrik, Belsh, Gramsh, Përrenjas, Devoll, Skrapar, Poliçan, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Tropojë, Kurbin dhe Shkodër.
Ky workshop u fokusua në zbatimin e planeve, monitorimin e progresit, mbledhjen dhe raportimin e të dhënave, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP), Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe Njësive të Qeverive Vendore (NJQV), për një zbatim të koordinuar dhe efektiv.
🤝 Së bashku për shkolla më të shëndetshme dhe komunitete më të forta.










