THIRRJE E HAPUR | Safer Internet Centres (SICs)

Sigurimi i mbulimit të plotë gjeografik të Rrjetit të Qendrave për Internet më të Sigurt (SICs)

Kodi i thirrjes: DIGITAL-2026-BESTUSE-10-NETWORKSICS
Afati i aplikimit: 1 Tetor 2026

Programi Digital Europe ka hapur një thirrje që synon të sigurojë vazhdimësinë dhe mbulimin gjeografik të Qendrave për Internet më të Sigurt (Safer Internet Centres – SICs) në të gjithë Evropën.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është të forcojë sigurinë online për fëmijët dhe të rinjtë, duke mbështetur tre shtyllat kryesore të një Qendre për Internet më të Sigurt:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit mbi mundësitë dhe rreziqet e internetit për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Ofrimin e një linje këshillimi (Helpline) që jep këshilla dhe mbështetje për çështje që lidhen me përdorimin e teknologjive dhe shërbimeve digjitale;
  • Operimin e një linje raportimi (Hotline) për raportimin anonim të materialeve të dyshuara për abuzim seksual të fëmijëve në internet.

Financimi

Buxheti total i thirrjes: 10 milion euro

Forma e financimit: 50% grant dhe 50% bashkëfinancim

Do të financohet vetëm një Qendër për Internet më të Sigurt (SIC) për çdo shtet.

Madhësia e grantit përcaktohet sipas numrit të popullsisë së vendit:

  • Shtete të mëdha (mbi 20 milion banorë): deri në 1,175,000 €
  • Shtete të mesme (6–20 milion banorë): deri në 750,000 €
  • Shtete të vogla (më pak se 6 milion banorë): deri në 450,000 €

Përbërja e Konsorciumit

Konsorciumi mund të përfshijë:

  • Organizata joqeveritare (OJF)
  • Institucione publike
  • Organizata dhe kompani private

Përbërja është fleksibile dhe nuk ka një numër minimal të detyrueshëm partnerësh.

Kohëzgjatja e Projektit

18 muaj

Kujt i Drejtohet Kjo Thirrje?

Kjo thirrje është veçanërisht e përshtatshme për organizata që veprojnë në fushat e:

  • Sigurisë së fëmijëve në internet
  • Edukimit dhe ndërgjegjësimit digjital
  • Mbrojtjes së të rinjve
  • Sigurisë kibernetike
  • Shërbimeve të këshillimit dhe raportimit online
  • Përdorimit të sigurt të teknologjive digjitale

Për më shumë informacion mbi këtë mundësi financimi dhe mbështetje në përgatitjen e aplikimit, kontaktoni ekipin e Consulvia.

🌐 consulvia.eu

📎 Sources
Scroll to Top