SmartMind në WMF 2026: Inteligjenca Artificiale për Transformimin Digjital

Smart Processes, partneri ynë teknologjik, mori pjesë në WMF – We Make Future në Bologna, një nga eventet më të rëndësishme në Europë për Inteligjencën Artificiale, inovacionin dixhital dhe transformimin teknologjik.

Gjatë këtij eventi u prezantua Smart Mind, ekosistemi i zgjidhjeve Enterprise AI që ndihmon organizatat të automatizojnë proceset, të menaxhojnë njohurinë e brendshme dhe të përmirësojnë eksperiencën e klientëve dhe përdoruesve.

Përmes demonstrimeve të SmartMind Concierge dhe SmartMind Operator Platform, u tregua se si Inteligjenca Artificiale, njerëzit dhe proceset mund të bashkëpunojnë për të krijuar vlerë reale dhe për të përshpejtuar transformimin e bizneseve.

Jemi krenarë që në Consulvia bashkëpunojmë me një partner që sjell vazhdimisht inovacion dhe zhvillon teknologji që i përgjigjet nevojave reale të organizatave.

📎 Sources
Scroll to Top