Ekspertet e Consulvia në fushën e Arsimit Parauniversitar dhe Shëndetit Publik morën pjesë në workshop-in e zhvilluar në kuadër të projektit Shkollat per Shendetin ,duke kontribuar në hartimin e “Planeve të Përmirësimit të Veprimtarive Vjetore që Kontribuojnë në Shëndetin e Nxënësve” për vitin akademik 2026–2027.
Në workshop morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të Zyrave Vendore të Arsimit (ZVA), Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe bashkive: Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Fier, Lushnjë, Divjakë, Mallakastër, Patos, Roskovec, Vlorë–Himarë, Sarandë–Delvinë–Konispol, Finiq–Dropull, Selenicë dhe Pukë.
Workshop-i synoi të mbështesë aktorët vendorë në procesin e hartimit të planeve të përmirësimit, përmes identifikimit të nevojave prioritare, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dakordësimit të një plani të përbashkët veprimi për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së nxënësve në shkolla.
Së bashku po ndërtojmë shkolla më të shëndetshme, nxënës më të informuar dhe komunitete më të forta.










